Spitali i ri i sëmundjeve interne – Lëvrohet huaja 242 mln lekë. Do të ulet kostot për trajtimin e pacientëve

Ndërtimi i godinës së re 7-katëshe të mjekësisë së përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do ti kushtojë shtetit shqiptarë mbi 1.19 miliardë  lekë. Financimi për ndërtimin e kësaj godine do të jepet nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Europës në formë huaje. Konkretisht gjatë vitit 2018 do të lëvrohet një pjesë e huas në vlerën e 242 milionë lekë që do të shënojë edhe nisjen e punimeve.

Më herët është bërë shpronësimi i pronarëve, me një vlerë prej 9 milionë lekë të paguara nga të ardhurat e QSUT-së. Në dy vite në vijim do të kemi një rritje  të  vlerës së lëvruar të huas, respektivisht në 2019 vlera do të jetë  282 milionë lekë dhe në 2020 do të jetë 270 milionë lekë. Ndërkohë që pas këtyre dy viteve parashikohet që të financohen mbi 397 milionë lekë.

Me  ndërtimin e këtij spitali do të bëhet e munduar që të  gjitha repartet e sëmundjeve të brendshme si kardiologjia, hemodinamika, nefrologjia  të jenë në të njëjtin vend me shërbimin e mjekësisë interne. Referuar projektit  për herë të pare do të kemi  një spitali ditor brenda kësaj strukture, me 60 shtretër, i cili do të reduktojë shfrytëzimin e shtretërve dhe do të ulë kostot për trajtimin e pacientëve që nuk kanë nevojë për hospitalizim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?