Spitali i ri, ministrja Manastirliu: Hapet gara për 42 drejtorë

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu, e pranishme në fillimin e punimeve për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT, tha se qytetarët do të marrin shërbime më profesionale. Gjithashtu ajo deklaroi se falë sistemit të përzgjedhjes, faktori i meritokracisë ka funksionuar më së miri gjatë kësaj periudhe.

“Me ndërtimin e spitalit shërbimi i kirurgjisë do të shërbehet me një cilësi më të lartë. Sot ka më shumë garanci për meritokraci në përzgjedhjen e stafeve infermierore. Kjo falë sistemit që kemi aplikuar. Unë gjej rastin se çdo investim që bëjmë, në spitale, lehtëson punën e mjekëve. Jam i lumtur se 1 mijë studentë do të mësojnë këtu. Kemi nisur procesin e zgjedhjeve 42 drejtuesit në QSUT. Kemi nevojë për drejtues që kanë përgjegjësi profesionale. QSUT-ja ka sot më shumë nevojë modeërnizimin e burimeve njerëzore. Ky proces ka nisur dhe ftoj të gjithë ata që duan të shprehin interesimin për këtë proces”, tha ajo.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se “në 30 muaj nga sot do të kemi një spital të ri të sëmundjeve të brendshme me një vlerë 11 milionë euro të ngritur në këtë hapësirë , i cili do të ketë një kapacitet prej 345 shtretërish me 14 shërbime mjekësore duke filluar nga kardiologjia, gastrohepatologjia, hematologjia, endokronologjia dhe të gjitha shërbimet e tjera si reumatologjia, alergologji, dermatologji dhe më një strukturë të dedikuar për imazherinë, që do t’u shërbejë këtyre shërbimeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë spital, vijoi ajo, do të jetë gjithashtu edhe shërbimi i ri i urgjencës polivalente, i cili do të organizohet për t’iu përgjigjur çdo urgjence që nga urgjenca e zemrës , pra hemodinamika deri tek ndërhyrjet e tjera invazive tek ato kirurgjikale pa e zhvendosur pacientin nga spitali në spital për të marrë një shërbim, por duke ofruar në një godinë të gjitha shërbimet. Ministrja bëri të ditur se “risi në këtë spital të ri do të jetë për herë të parë i konceptuar një spital ditor me 60 shtretër, që do të lehtësojë shërbimin në kohë dhe me cilësi ndaj pacientëve, të cilët nuk mund të rrinë me ditë në spital, por trajtimet ambulatore mund t’i marrin në këtë spital ditor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë investim, në kuadër të modernizimit të mëtejshëm të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”. “Me një spital të ri kirurgjie me 120 shtretër dhe 7 salla operacioni, së bashku me spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme sigurojmë një infrastrukturë jetike për transformimin e munguar për shumë vite të Qendrës Spitalore”, tha Rama.

Cilido që e ka jetuar historinë e krijimit, formimit dhe pastaj rrënimit e më pas rilindjes së Qendrës Spitalore, sipas Kryeministrit, “është i vetëdijshëm se sa shumë është bërë në këto vite”. Rama siguroi se është shumë i vetëdijshëm edhe për atë se sa shumë akoma duhet bërë, që të kemi një spital qendror të standardeve më të mira europiane në të gjithë metrat katrorë të territorit të QSUT-së.

Parkim modern në QSUT

Ndërtimi i një parkimi modern është projekti i radhës për transformimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. “Spitali nuk është asnjëherë vendi i përshtatshëm për të qenë i sëmurë”. Me këtë citat Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ilustrojë nevojën e vazhdueshme për të bërë akoma më shumë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Në ceremoninë e çeljes së kantierit të ndërtimit të dy spitaleve të reja brenda QSUT-së, Rama iu referua realitetit të kësaj qendre spitalore, duke vlerësuar se “situata është ende komplekse”.

Sipas tij, “nëse ndërmerr një rrugëtim brenda QSUT-së ka kulme pozitive, por ka edhe kulme ende negative”. “Kjo është e vetmja qendër spitalore në Europë ku ende ka trafik të brendshëm makinash, dhe ku ende nuk merret vesh, kush është kush, në rrugët e brendshme. Ndaj kemi nevojën për të ndarë përfundimisht gjithë shërbimin bashkë me pacientët nga pjesa e jashtme që interferon vazhdimisht përmes makinave”, tha Rama.

Pasi të jetë ecur me punimet për ndërtimin e dy spitaleve të reja, Kryeministri theksoi se do të nisë edhe ndërtimi i një parkimi modern, që përfundimisht do të ndajë shërbimin nga makinat. “Gjithashtu po bashkëpunojmë për të ndërtuar një rrugë të brendshme ndarëse dhe përfundimisht të mos kemi më interferenca të atyre që banojnë brenda territorit dhe që e kanë të domosdoshme të kalojnë në rrugët e shërbimit spitalor”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?