Spitali i Shkodrës, drejtori Dajti: Asnjë pengesë për operacionet

Spitali rajonal i Shkodrës është në gatishmëri maksimale në ditët e festave dhe nuk ekziston asnjë urdhër dhe asnjë kufizim për punën normale të personelit mjekësor. Drejtori i spitalit, Ardian Dajti, duke reaguar ndaj një postimi në rrjetet sociale mbi komunikimin e brendshëm mes titullarit dhe shefave të shërbimit të spitalit, i cilëson akuzat si politike. ”Po shfrytëzohet politikisht, por besoj se tani nuk është koha të bësh politikë, nuk duhet të krijojmë panik”.

Dajti u shpreh se është një komunikim për menaxhimin e periudhës së festave. ”Ai që ka shkruar dhe postuar megjithëse është edhe mjek me një postim të thjeshtë mund ta kishte kuptuar se nuk ka asnjë pezullim, nuk ka urdhër nga ministria, as pengesa në ilaçe e as në materiale të sterilizimit. Është thjesht një komunikim mes drejtorit dhe dy shefave që ne të marrim masa dhe ta menaxhojmë sa më mirë periudhën e festave”.

Ai pohon se ka një kufizim të ndërhyrjeve të planifikuara. ”Në të gjithë botën qoftë në prag festash edhe në prag të Vitit të Ri ka një kufizim të ndërhyrjeve të planifikuara. Në kuadër të kësaj ne përqendrohemi për mirëmenaxhimin dhe shtojmë gatishmërinë për festat, pasi me eksperiencën time 30 vjeçare në prag të Vitit të Ri, kemi pasur raste të aksidenteve rrugore dhe atyre me fishekzjarre. Nëse i referohemi periudhës që keni lexuar në shkresë bëhet fjalë për datën 30, puna fillon normalisht në datën 6. Gjatë kësaj kohe ne riorganizohemi, bëjmë planifikmet me personelin mjekësor dhe jemi të gatshëm të përballojmë situatën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?