Spitali Infektiv/Paraqitet një tjetër rast i dyshuar me koronavirus

Një tjetër rast i dyshuar me koronavirus është paraqitur rreth orës 14:00 në Spitalin Infektiv. Një grua ishte paraqitur në një spital privat për të marrë mjekim dhe i është rekomanduar që të shkojë në Spitalin Infektiv për të bërë analizat e Covid-19. 51-vjeçarja nuk pranohet nga Spitali Infektiv sepse sipas tyre duhet të vinte me autoambulancë. Pas refuzimit të personelit mjekësor gruaja është dërguar te urgjenca e infektivit në QSUT. Mësohet se pacientja ka patur shqetësime që prej datës 9 mars.

SHKARKO APP