”Spiunët e politikës”, Sula: 78 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit vijojnë punën

Prej kohësh në Shqipëri është rikthyer debati për spiunët. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, thotë se një numër i madh personalitetesh që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit vijojnë punën edhe sot.

Për ”Euronews Albania”, Sula tregoi se çështjet e përballjen me të shkuarën ngrihen në momente të caktuara siç ndodhi së fundmi, kur siç tha u kuptua se dekomunistizimi ishte i pamjaftueshëm.

Sipas saj, shifra e fundit e raportuar nga institucioni që ajo drejton është 78 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit që ende vijojnë detyrën, pasi siç shpjegoi Autoriteti vetëm jep informacione institucioneve dhe ato vendosin çfarë të bëjnë me punonjësit e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?