”Staf kriminelësh”, të dënuarit në Burrel në grevë urie

Të dënuarit në burgun e Burrelit prej ditës së djeshme kanë refuzuar ushqimin, ndërsa deklarojnë se stafi i burgut nuk i lejon që të futën në grevë urie. Të dënuarit shprehen për Shqiptarja.com se vendimi ekstrem është marrë si pasojë e kushteve të vështira.

Ata thonë se nuk ka ujë të pijshëm, ushqimi është me papastërti, të dënuarit mbahen në izolim pasi nuk ka vende, ndërsa akuzojnë se ”duhet paguar nga 2-3 mijë euro për t’u transferuar”.

”Refuzuam ushqimin nga dje, por stafi nuk e quan të ligjshme grevën. Ushtrojnë presion psikologjik, na mohojnë të drejtat, janë staf kriminelësh. Jemi 14 veta që kemi nisur grevën e urisë. Punonjësi Sokol Bruçi, nuk na njeh të drejtat, nuk merr kërkesën tonë për grevë. Nuk ka kushte higjenike, dritaret janë të vogla, ka mbipopullim, lagështi, të sëmurë me antibiotik, tualetet janë të përbashkëta pa higjenë. Burg është i pabanueshëm. Dhomat dyshe janë bërë katërshe. Ka njërës në izolim se nuk vende. Nuk ka ujë të pijshëm, është i papastër. Na sollën ujë të pijshëm vetëm pas denoncimit. Duhet paguar 2-3 mije euro për t’u transferuar. Nuk na marrin zarfet për postim, juristja nuk vjen”,-janë shprehur ata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?