Stafi i burgut 313 nën hetim për vetëvarjen e Bilbil Hasanit, flet vëllai: Drejtësi deri në Strasburg

Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të regjistrojë procedimin  për “shpërdorim detyre”  ne lidhje me vetëvrasjen në burg të Bilbil Hasanit. Gjykata kërkon të analizohen të gjitha veprimet e stafit të këtij intitucioni në lidhje me këtë të paraburgosur, i cili vuante nga probleme të shendetit mendor. Ndërkohë familjarët kanë paralajmëruar se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg.

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të  rëgjistroje procedimin penal  për  “shpërdorimi detyre” për stafin e paraburgimit 313  në lidhje  vetëvrasjen e Bilbil  Hasanit.

Prokuroria kishte vendosur mosfillim të procedimit për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”.

Pas ankimit që iu bë në gjykatë nga familjarët e Hasanit,  gjyqtari Sokol Pasho ka vendosur të prishë këtë vendim duke urdhëruar  të regjistrohet çështja peale për “shpërdorim detyre” për stafin e 313.

Në vendim gjyqtari  arsyeton se prokuroria duhet te kishte analizuar të gjitha ligjshmërite e veprimeve te përfaqësuesve te institucionit të vuajtes së dënimit 313 ne lidhje me këtë shtetas,  i cili rezulton se vuante edhe nga sëmundje të shëndetit mendor, ndërkohe që rezulton se ndaj Hasanit nga ky institucion ishte marrë një masë disiplinore “për përjashtimin e veprimtarive te përbashkëta”.

Menjëherë pas vendimit ka reaguar edhe vëllai i viktimës. Në një intervistë për RTV Ora  Rajmond Hasani tha vendimi i gjykatës ishte i drejtë dhe se ata do të te vijojnë të ndjekin rrugën ligjore për padrejtësinë që i është bërë vëllait të tij.

Rajmond Hasani: Urojmë që të gjejmë drejtësi te drejtësia shqiptare por në rastin më të keq do të na duhen edhe vendimet e padrejta të drejtësisë shqiptare se ne do ti shkojmë deri në fund, deri në gjykatën e Strasburgut.

Rajmondi pretendon  se vëllai është keqtrajtuar në institucion që në momentin që ka hyrë.

Rajmond Hasani: Që në momentin e parë që e kanë çuar te 313, e kanë futur në një dhomë dhe një i dënuar aty i ka thënë na mbush televizorin me dixhitalb. Ky e ka telefonuar gruan dhe gruaja i ka bërë abonimin. Të nesërmen po ky i dënuar i ka shkelur syrin gardianit aty dhe i ka thënë ma nxirr nga dhoma dhe është nxjerrë menjëherë nga dhoma.

Familjarët e të ndjerit kërkojnë edhe procedimin e gjyqarëve dhe prokurorëve, të cilët e mbajtën në masën “arrest me burg”, kërkesë që po shqyrtohet në Gjykatën e Durrësit.

Rajmond Hasani: Gjyqtarin që ka dhënë masën e sigurisë Ardian Kalia dhe avokatin Saimir Visha, prokurorin e Apelit dhe treshen e trupit gjykues në Apel.

Viktima Bilbil Hasani ka lënë pas tre fëmijë, të cilët po përballen me kushte të rënda ekonomike pasi  nuk kanë përfituar pension pasi babai i tyre nuk ka qenë  i siguruar. /Ora News

Ora News - Stafi i burgut 313 nën hetim për vetëvarjen e Bilbil Hasanit

SHKARKO APP