Stafi i ”Home Office” kundër planit Ruanda, shpresë për azilkërkuesit shqiptarë në Britani

Azilkërkuesit shqiptarë që preken nga ligji i ri i ashpër i emigracionit në Britaninë e Madhe kanë një motiv për të qëndruar të qetë përkohësisht, pasi deportimi për në Ruanda po shkon drejt dështimit.

Stafi i Home Office dhe Forcave Kufitare kanë paralajmëruar se do të nisin grevat nëse u kërkohet të mbështesin planet e ashpra të qeverisë për emigracionin.

Paralajmërimin e ka bërë sot një figurë e lartë e sindikatave të Shërbimeve Publike dhe Tregtare, e cila qartësoi se anëtarët e saj mund të largohen në vend që të ndihmojnë në dërgimin e të dëbuarve në Ruanda, ose të zbatojnë masat e mara për të trajtuar numrin e lartë të emigrantëve që kalojnë kanalin Anglez me gomone.

PCS e cila ka dhjetëra mijëra anëtarë, i është bashkuar tashmë veprimeve ligjore kundër skemës së Ruandës, e nënshkruar me një kosto prej 120 milion £ për buxhetin e Britanisë së Madhe.

SHKARKO APP