Stamboll/ Sulm terrorist: 39 të vrarë dhe 69 të plagosur Natën e Vitit Ri
Nuk ndalon terrori në Turqi. Kanë goditur Natën e Vitit të Ri. Një sulm terrorist ndodhi natën e Vitit te Ri ne një klub nate te njohur te Stambollit, Reina vendi kult buzë Bosforit i njohur për klientelën e tij të zgjedhur me aktorë telenovelash, futbollistë dhe turistë të huaj.
Dy persona të veshur si babagjyshë hyne brenda dhe hapen zjarr megjithëse hyrja për në klub bëhet me një përzgjedhje të kujdesshme nga bodigardë të stërvitur mirë.
Bilanci paraprak është 39 te vrare dhe 69 te plagosur. Nga këta 15 nga viktimat janë te huaj.
Ministri i Brendshëm turk Sulejman Solu, tha se njëri nga personat i veshur si babagjysh i Vitit të Ri ka qëlluar para portës mbi njërëzit që qëndronin në radhë për tu futur në lolal. Pastaj njëri prej dy sulmuesve është futur brenda dhe ka qëlluar mbi turmën. Shumë klientë të zgjedhur janë hedhur det në ujërat e akullta të Bosforit për ti shpëtuar masakrës.
Sipas agjensisë turke Dogan e cila ka pyetur disa nga pjesmarrësit në festë atentatorët flisnin arabisht. Atentati ndodhin ne pjesën europiane të Stambollit në lagjen Otokay që është pjesë e Beshiktashi.
Klubi “Reina” ndodhet poshtë njërës prej urave të Bosforit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka përshkruar sulmin e mbrëmshëm në Stamboll si tentim për ta shkatërruar moralin e Turqisë dhe për të krijuar kaos në vend.
“Kjo është një tentativë për ta shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos duke e sulmuar qëllimisht paqen dhe civilë tanë,” ka thënë Erdogan.
Policia turke është në ndjekje të autorit të masakrës i veshur si Babagjysh, i cili hapi zjarr në një lokal nate duke vrarë 39 persona gjatë festimeve të Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll.
Vrasësi qëlloi në klubin e natës Reina rreth 1:15 orës pak më shumë se një orë në vitin e ri, duke vrarë një polic dhe një civil, para se të hynte në klub dhe të hapte zjarr në mënyrë të rastësishme brenda. Sipas dëshmitarëve shumë njerëz janë hedhur nga ura e Bosforit në panik pas sulmit për të shpëtuar.
Disa dëshmitarë kanë thënë se ishte më shumë se një sulmues, por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se 15 ose 16 prej të vrarëve ishin të huaj, por që janë identifikuar deri tani vetëm 21 prej trupave. Ai tha se 69 njerëz janë në spital, katër prej tyre në gjendje kritike.
“Një ndjekje për terroristë është duke u zhvilluar. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet së shpejti”, u tha ai gazetarëve. mNjë ndërprerje e mediave ka qenë e imponuar nga qeveria turke.
Zyra e Jashtme britanike tha se është duke bashkëpunuar me autoritetet për të përcaktuar nëse ndonjë britanik është mes viktimave të masakrës. Shtëpia e Bardhë ka dënuar të shtënat si një “sulmi të tmerrshëm terrorist”, dhe u zotua për mbështetjen e tyre në Turqi.





