Statistikat e derbit Partizani-Tirana

mes dy klubeve e fituar 8-0 nga "Të Kuqtë", te suksesi 7-3 i bardhebluve më 22 shtator të 1985 e deri të takimi i fundit direkt ai i fazës së parë të sezonit aktual që përfundoi në barazim 0-0 pa praninë e tifozëve.

Partizani dhe Tirana janë përballur 139 herë mes tyre në 68 vitet e fundit të historisë së futbollit shqiptar, me bilancin që anon nga ana e të kuqve, të cilët kanë regjistruar 54 fitore, 43 u përkasin bardhebluve ndërsa 42 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe golaverazhi i përgjithshëm anon nga ana e Partizanit, që ka shënuar 197 gola në portën e Tiranës, ndërsa bardheblutë e kanë tundur 159 herë rrejtën e të kuqve.

Barazimi 2-2 është rezultati më i përsëritur në këtë derbi, plot 27 herë, ndërsa golashënuesit e fundit në të dyja skuadrat janë Mario Morina dhe Nderim Nexhipi, që firmosën barazimin 1-1 më 22 mars të këtij viti, në fazën e fundit të sezonit të kaluar. Por historia e derbit do të vijojë të shkruhet, me statistikat që janë të destinuara të ndryshojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana krenohet me 24 tituj kampionë përkundrejt 15 të Partizanit, por "Të Kuqtë" i thumbojnë kundërshtrarët avantazhin në përballjet direkte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?