Statuja e Krishtit ndriçohet edhe me flamurin shqiptar. Meta: Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës!

Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro të Brazilit është ndriçuar me flamujt e gjithë shteteve, mes të cilëve ndodhet dhe flamuri kombëtar i Shqipërisë.
Në foton e publikuar në Facebook, Presidenti Meta shprehet se solidariteti botëror është shpresëdhënës.
“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar! ?? Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës! ?”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.

SHKARKO APP