Statuti i Bashës, Rithemelimi kërkon pezullim të procesit
Këtë të mërkurë, Gjykata e ka njohur Rithemelimin si palë të tretë në procesin gjyqësor ku përfaqësuesit e Lulzim Bashës kërkojnë regjistrimin e ndryshimeve në statut të marra në Kuvendin e 2 shtatorit. Seanca në Dhomën Civile u shty për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të Gazment Bardhit. Gjykata u kërkoi këtyre të fundit të sjellin autorizimin e nevojshëm.
Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e procesit derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që Rithemelimi ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në Shkallë të Parë çështjen e logos dhe vulës.
Një vendim për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit, do mbivendoste dy vendime të ndryshme. Gjykata tha se i ka thirrur si palë të treta pasi kanë interes për çështjen. Në Kuvendin e 2 shtatorit të thirrur nga Lulzim Basha pati disa ndryshime në statut mes të cilave, kryetari i partisë, të jetë edhe kreu i Grupit Parlamentar.