Stoli për Martinin në shkollën ku u vra, prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Ëngjëll dhe Florina Cani, prindërit e Martinit, sot u përballën sërish me zhgënjim, pasi nga drejtoria e shkollës nuk u lejua që stoli që mban pllakën me foton e djalit të tyre, të vendoset në oborrin e shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari i ndjerë u shkollua, deri në momentin që jeta e tij u ndërpre në mes nga vrasja.

Kërkesa për një stol përkujtimor për Martin Canin në shkollën “Fan Noli” ishte miratuar nga zyra arsimore Tiranë, edhe pse kjo e fundit kish sqaruar se kompetenca për vendosjen e objekteve në ambientet e institucioneve arsimore i përket Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kësisoj një tjetër kërkesë u dërguar në Bashkinë e Tiranës, e pas komunikimeve të aktivistëve që janë marrë me këtë cështje që në krye të herës, Bashkia i kishte lajmëruar për një dakortësi të tillë, ndaj dhe sot ishin pikërisht punonjësit e këtij institucioni që sollën stolin, por u përballën me dyert e mbyllura të shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me zemrat që ende dhembin fort për humbjen e djalit të tyre, prindërit e Martinit u larguan pa folur, me shpresën e fikur për vendosjen e përkujtimores së Martinin në shkollë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?