”Stop Informalitetit”, në 48 orë denoncohen 411 raste

Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit ”Stop Informalitetit”, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411. Kryeministri Edi Rama falënderoi sot të gjithë qytetarët për kontributin e çmuar, ndërsa u shpreh se 5510 qytetarë kanë shkarkuar në këto 48 orë aplikacionin ”Stop Informalitetit” në smartfonin e tyre.

“Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details… Shkarkoje edhe ti dhe bëj pjesën tënde të vogël për të mirën e madhe të vendit e të shoqërisë, duke denoncuar çdo abuzues që të del përpara”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se çdo denoncim është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave personale është 100% i garantuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?