Strategjia e Bashës, mbush oborrin e PD-së me makina ngjitur që të mos futen protestuesit. Një protestues: Gjynah të prishen sot, qenkan makina të shtrenjta!

Në momentin kur protestuesit e Berishës do të turren për të hyrë në oborrin e selisë blu ata do të pengohen nga makinat e shumta të parkuara në oborr, të cilat dikush me djallëzi i ka lenë ngjitur me njera tjetrën që të mos futen dot njerëzit.

Me sa duke plani djallëzor nga pala e Bashës do të marrë përgjigje nga protestuesit. Por gazetari KOHA JONE pyeti disa nga shoferët të cilët janë urdhëruar nga administata e Bashës nëse i kanë të sigurara makinat në kompanitë e siguracionëve, ata ngritën supet.

Një protestues që kaloi para oborrit dhe pa makinat e reja dhe të shtrenjta tha: Gjynah se do të prishen këto makina të bukura!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot do të kenë shumë pengesa e kalime protestuesit e shumtë derisa të ngjiten te kati i dytë, ku ndodhet Basha dhe Bardhi, sepse kush mban apo merr sot zyrat qendrore, do të ketë PD-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?