Strategjia e Prokurorisë: Zyra përgjimi në prokuroritë e rretheve
Prokuroria e Përgjithshme, ka parashikuar në strategjinë e saj 2018-2020 krijimin e zyrave të përgjimeve elektronike në të gjitha prokuroritë e rretheve.
Mësohet se ka nisur puna për “krijimin e infrastrukturës teknike për realizimin e përgjimit të komunikimeve elektronike në Prokuroritë e Shkallës së Parë, investime në infrastrukturë për krijimin e ambienteve të përshtatshme për pyetjen e subjekteve që gëzojnë status të posaçëm, për ruajtjen e provave materiale”.
Veç pajisjeve përgjuese të cilat tashmë do të jenë në çdo organ akuze është parashikuar dhe ndërtimi i zyrave dhe ambienteve ku do të merren në pyetje personat që gëzojnë status të veçantë, ku përfshihen dhe të miturit.
Aktualisht pajisjet e përgjimit ndodhen vetëm në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe në ambientet e Shërbimit Informative Kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

