“Stratocracia” e Neo-diktatorit “Surreli-an”

Nga: Dritan Demiraj, Ph.D

Situata e brishtë politike, ekonomike, sociale në Shqipëri po kërcënohet nga qeverisja destruktive me tipare cezariane, duke i dhënë vetes fuqi ekstra ligjore pasi ka prishur të gjitha balancat institucionale kushtetuese nën udhëheqjen e kryeçobanit.

Kjo qeverisje kriminale e rrethuar me mercenarë mediokër bythlëpirës, e kanë varfëruar aq shumë Shqipërinë dhe shqiptarët, ku pas sfilitjes e izolimit absurd nga COVID-19, Neo-diktatori “Surreli-an” i gjithëditur në “marrëveshje me virusin” i fton shqiptarët të ndeshen me “Vaksinat Leshi” të prodhuara në laboratorin “Jeniçerët e Rilindjes”!

Neo-diktatori “Surreli-an”, ka mësuar nga etërit e tij biologjik dhe ideologjik, se për të qeverisur në mënyrë diktatoriale një shoqëri, duhet që pikësëpari të shfaqesh si një “Un” i fortë përballë shumësisë së “Unë-ve të dobët të prodhuar nga një shoqëri e fjetur si ajo e jona!

Kjo pjellë politike “rilindase”, kërkon fuqi arbitrare për t’u marrë me një emergjencë kombëtare dhe për të rivendosur rendin e “bërjes shtet” edhe pse problemet themelore janë shkaktuar nga politikat kriminale ligjore antikushtetuese dhe ekonomike të qeverisjes së tij të papërgjegjshme.

Neo-diktatori “Surreli-an” me aftësi halucinante, gjatë gjithë qeverisjes së tij ka synuar t’i bindi shqiptarët se vetëm ai di të qeverisë dhe të “bëjë shtet”, ku vetëm shtet nuk bëri por ndërtoi një shtet “Stratocracy”!

Kandidati Neo-diktator “Surreli-an”, shpesh përdor propagandën për të inkurajuar sakrificat personale për të “mirën e përbashkët”! Pasardhësit e tij bythlëpirës, kërkojnë të manipulojnë qytetarët për të mbështetur regjimin për arsye egoiste.

Megjithëse propaganda ishte e rëndësishme për neo-diktatorin, dhuna duhet të ishte e para, siç theksonte Musolini: “Fjalët janë gjëra të shkëlqyera, por muskujt janë edhe më të mirë “.

Tani, me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, ne iu larguam edhe më shumë Europës apo qytetërimit, të cilës kemi 30-vite që e ëndërrojmë. Trashëgimia duhet të jetë pjesë e jetës dhe e politikës së përditëshme. Ajo është baza për edukimin e gjeneratave te reja me idealet e qytetërimit modern.

Narcismi i Ram-ziut i ka gjetur të “papërgatitur” studiuesit e kësaj fushe, ku ai me urrejtjen që shfaq për artin e të tjerëve dhe me fiksimet e urrejtjes njëlloj si homologu psikopat piktori i dështuar diktator Adolf Hitler, rrafshoi tempullin e fundit të kulturës, Teatrin Kombëtar.

Shteti barbar dhe tinzar zgjedh t’i bëjë punët e zeza në errësirë si kusarët e banditët me policë pa numra identifikimi, sinjale telefonie të bllokuara për të zënë në befasi pabesisht në orën 4 të mëngjezit mbrojtësit e Teatrit. Dhe jo më kot ai zgjodhi këtë datë për ta shembur teatrin 17 Maj 1945-17 Maj 2020! Ky është ”Palaco-artisti” të cilit Shqiptarët duhet ti japin 3 milionë shkelma për ta zbythur nga kolltuku i “Faraonit” një herë e përgjithmonë.

Misioni i policisë së shtetit është t’i shërbejë dhe të mbrojë qytetarët e tij dhe jo të masakrojë gra e vajza, fëmijë, artistë, gazetarë, intelektualë të cilët janë kundër veprimeve arbitrare e antiligjore të politikanëve të papërgjegjshëm.

Siipas terminologjisë ushtarake, urdhëri nga eprori zbatohet, por në rast se ai është antiligjor dhe antikushtetues nuk zbatohet. Kjo është “ABC-ja”, që mësohet gjatë trajnimit të policisë dhe jo të ushtrohet dhunë barbare kundër qytetarit të paqshëm. E gjithë sjellja dhe dhuna e policisë gjatë këtij operacioni, ishte antikushtetuese, tregoi fytyrën e vërtetë (jo vetëm në këtë rast) te drejtuesve të saj civilë dhe me uniformë, duke shkelur hapur shumë nene të Kushtetutës dhe ligjeve mbi të cilat normohet puna e policisë së shtetit.

Drejtuesit e policisë nuk duhet të sillen duke imituar sjelljen poshtëruese, intimiduese, tallëse, histerike të Neo-diktatori “Surreli-an” dhe të ushtar “Qamushit”! Ju duhet ta nderoni, mëshironi dhe suportoni eprorin tuaj ministër, kur shprehej në emisionin Opinion se: “Kur të shihni një polic që ushtron dhunë ndaj qytetarëve, fytyra e tij do të jetë fytyra ime, kur shikoni dikë duke kapur … “.

Të dashur bashkombasit e mi. Neo-diktatori “Surreli-an” është mësuar që të bëjë kurbane, pasi karrierën e nisi fillimisht me romanin “Kurbani” dhe më pas duke bërë kurban shumë bashkëpuntorë të tij më të ngushtë. Por, nuk u mjaftua me kurbanët humanë filloi si ideologët e tij shpirtëror me bërjen “kurban” të objekteve të trashigimisë kulturore dhe në fund dëshiron të bëjë “KURBAN” edhe Shqipërinë dhe Shqiptarët! A do ta lëmë akoma???????

“Kur qeverisja bëhet destruktive, abuzimet dhe uzurpimet e të gjitha pushteteve e çojnë atë drejt një despotizmi absolut, është e drejta dhe detyra e qytetarëve të hedhin një qeveri të tillë në koshin e plehrave dhe të ofrojnë “roje” të rinj për sigurinë e tyre të ardhshme”.

Në këto raste qeveria nuk u tregon njerëzve se çfarë mund të bëjnë, por është populli ai që i thotë qeverisë se çfarë duhet të bëjë. Liria mund të mbrohet vetëm nëse njerëzit kujdesen mjaftueshëm për të luftuar për të, sepse qeveritë kleptokratike nxisin më shumë pushtet dhe ata kurrë nuk e braktisin me dëshirë atë.

Kuptimi i fjalës “Skllav” është ai që pret dikë të vijë e ta çlirojë, por ne shqiptarët nuk duhet të presim opinionin e burokracisë diplomatike perëndimore, për të zgjidhur problemet e demokracisë shqiptare. Liria ka një kosto, nëse nuk marrim koston atëherë do të jemi skllevër të përjetshëm të neo-diktatorëve!!

Nëse i referohemi Amandamentit të Dytë të Kushtetutës Amerikane theksohet se: “We have the right to defend ourselves from those who would infringe on our human rights, whether from individuals or from a tyrannical government and using arms (the types of arms are unspecified by the text, leaving it up to the citizen to determine how to best defend him/herself) to do it”. The Second Amendment protects that right. The Second Amendment is both a human right and a civil right, and it was a human right before it was a civil right.
Kjo do të thotë se populli ka të drejtë vetëmbrojtje nga kërcënimet e brendshme (qeverisjet me tendenca autokratike e diktatoriale si ajo e rilindjes sot).

Unë mendoj, se ne nuk kemi parë mirë fundin e diktaturës, pasi ajo ka vazhduar të marrë stafetën nga neo-bllokmenët dhe trashëgimtarët e atyre që terrorizuan, pushkatuan dhe izoluan një popull të tërë, bijtë e të cilëve sot drejtojnë të gjitha institucionet kushtetuese. Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ata që shpresuan në ardhjen e demokracisë.

Kjo “Stratocracy” është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma skizofrenie dhe deliri, krijon një kult diktatoriali, një qeverisje kleptokrate me tepsi, kazan, garuzhe, etj dhe një oligarki ekonomike e policore. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe diktatorët më famëkeq si Hitleri, i cili krijoi “Fuhrerprinzip”, me idenë se fjala e tij ishte mbi të gjitha ligjet.
Diktaturat ndonjëherë përfundojnë po aq kaotikisht siç edhe fillojnë.

Padyshim që sot Neo-diktatori “Surreli-an” është i dobët, aq i dobët sa edhe rilindasit e tij që i rrinë pranë në heshtje e urrejnë!

Piker theksonte se: “Një demokraci e keqe mund të jetë më e keqe se një diktaturë humane”.

Si përfundim vëllezër dhe motra: Shqipëria dhe demokracia u takon shqiptarëve, nuk mund të jetë pronë e asnjë deliranti politik. Mos u mashtroni, padituria juaj është fuqia e tyre ndaj jush. Të gjithë në shesh bashkohuni me opozitën dhe largoni qelbësirat nga pushteti.

SHKARKO APP