Strazimiri: Asnjë kryetar PD-je nuk ka patur kompetencë për përjashtimin e askujt
Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri përmes një postimi në Facebook, është shprehur kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
“Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!! Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!! Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do të lindë sërish nesër”, shkruan Strazimiri në rrjetin social.
KOHA JONË SONDAZH

