Strazimiri “dhëmb për dhëmb” Ramës: Mbaj këtë drejtim, fatin e Duçes do kesh. E di sa afër je?
Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, të cilit i kujton se do të ketë fundin e pashmangshëm të Duçes, dhe për këtë i kujton që do ta takojë në “Piazzale Loreto”, vendin ku u var kreu i fashistëve Benito Musolini.
“Vini?!
Më thonë që të paskësh marrë malli për mua!
Mos u mërzit se do takohemi shpejt!!!!
Në “Piazzale Loreto” të pres siç të kam premtuar, ti veç mbaj këtë drejtim!!!
E di sa afër je? Sa më shpejt të ecësh, aq më shpejt më takon?!”, shprehet në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri.