Strazimiri i hakërrehet Ramës: Do i paguash edhe ato 4 gishta vajze. I bleve pantallonat bojëkafe?

Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit nga spitali i Traumës, pas vizitës që kreu tek policja e plagosur në protestën e sotme të banorëve të Unazës së Madhe para parlamentit, deputeti demokrat Gent Strazimiri do të reagonte ashpër përmes rrjeteve sociale.

Teksa i kujton se ka shkelur me të vërtetë vijën e kuqe, Strazimiri paralajmëron Ramën se do të paguajë edhe për gishtat e polices që iu këputën gjatë tentativës së saj për kapur një kapsollë të hedhur nga protestuesit.

Deputeti demokrat, shprehet se policja 24 vjeçare dhe kolegët e saj, nuk duhej të ishin aty, përballë qytetarëve të acaruar prej teje nga salla e parlamentit, nga karrigia e Kryeministrit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Strazimirit

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ke shkelur vërtetë vijën e kuqe vagabond plak!

Policja 24 vjeçare dhe kolegët e saj, nuk duhej të ishin aty, përballë qytetarëve të acaruar prej teje nga salla e parlamentit, nga karrigia e Kryeministrit!

Do i paguash edhe ato 4 gishta vajze deri në pikën e fundit të gjakut!

Veç vazhdo kështu pa levizur nga vendi, i zbehur dhe i fryrë!!! (I bleve pantallonat bojëkafe??)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?