Strazimiri i kthehet Ramës: Askush në Evropë nuk do pranonte as të dëgjonte deklaratat kreut të një organizate grabitësish

I pranishëm në Forumin “Europa Park” në Gjermani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli sot edhe për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe rolin e shqiptarëve. Kreu i qeverisë tha se gazetat e ekzagjerojnë të vërtetën, pasi krimi nuk është vetëm shqiptar, por ndërkombëtar.

Ndër të tjera, Rama theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar, ndërsa theksoi se nuk mund të citohet se krimi është vetëm në Shqipëri.

Për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj.

Duke marrë shkas nga këto “batuta”, ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri i hakërrehet Ramës duke i kujtuar se askush në Evropë nuk do pranonte as të dëgjonte deklaratat e dashurisë së një trafikanti droge, menaxheri trafiqesh kriminale, kreut të një organizate grabitësish…

“Metafora është krejtësisht e pavend, po aq sa ç’është i pavend mishërimi i aspiratës evropiane të shqiptarëve përmes këtij individi.

Gjthss, askush në Evropë nuk do pranonte as të dëgjonte deklaratat e dashurisë së një trafikanti droge, menaxheri trafiqesh kriminale, kreut të një organizate grabitësish…

Në Evropë madje të përbuzin, veçanërisht kur “deklaratat e dashurisë”, bëhen përmes arrogancës sfiduese që vetëm paraja e vënë shpejt, brenda natës, ta jep si mallkim….

As në Shqipëri askush s’do bënte krushqi me një  individ të tillë, KURRË!

Ndryshimi i vetëm me Evropën, qëndron tek fakti që në Shqipëri dhëndër vërtetë s’të bëjnë KURRË por… Kryeministër PO… herë pas here…! KAQ!”, shprehet ish-ligjvënësi demokrat, Gent Strazimiri.

SHKARKO APP