Strazimiri ia kthen Ramës: Dridhu prej tyre! Nuk e ndyj koburen me… **vin…

Kryeministri Edi Rama në mungesë të një zgjidhjeje për kërkesat e studentëve, sulmoi deputetin demokrat Gent Strazimiri, që sipas tij, ky i fundit ka urdhëruar arrestimin e studentëve që kundërshtojnë militantët e PD-së.

Sipas shefit të ekzekutivit, me urdhër të Strazimit janë lëshuar një lumë fyerjesh për studentët, të cilët po largojnë militantët e Partisë Demokratike nga radha e protestës.

Pikërisht ky reagim i kreut të Qeverisë ka shkaktuar kundërpërgjigjen e deputetit opozitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes rrjeteve sociale, Strazimi i kujton Ramës se mbase me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurtë është se të gjithë janë kundër tij. Dhe për këtë arsye ai thotë që Ramës i ka ardhur koha për t’u dridhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Gent Strazimirit

Me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurtë është se të gjithë janë kundër teje, “pa dallim feje, krahine e ideje”!
Janë të vjedhurit prej teje, të mashtruarit prej teje, të zbuarit nga Atdheu prej teje, të përbuzurit prej teje, të tallurit prej teje!
Janë ata që prej 5 vitesh u thua T.Q.R., që sot po të kthjenë xhevapin: R.K.T.K!
Dridhu prej tyre, se nuk të shpëtojnë dot as videot e “fuqisë” që prodhon nga zyra e blinduar e as kraharori yt azmatik që nxjerr nga këmisha e zbërthyer për …disinvolturë ?!!!!
Ata ki frikë!
Ata e jo “koburen” time, se unë nuk e ndyj me… **vin…!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?