Strazimiri: Koha na ka thirrur edhe një herë për të mbrojtur lirinë tonë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gent Strazimiri e quan qesharake thirrjen e mazhorancës për tu bërë pjesë e Reformës Zgjedhore.

Për RTV Ora, ai thotë se Rama i ka besuar zgjedhjet personit të kapur në përgjime duke blerë vota.

Strazimiri: Një nga personat kryesorë të gjetjes së Prokurorisë në dosjen 184 dhe në dosjen 339. Ti lësh në dorë Damian Gjiknurit, Reformën Zgjedhore për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke pasur një opsion as të domosdoshëm dhe as të nevojshëm pjesëmarrjen e opozitës, kjo është thjeshtë një farsë që i bën qesharakë ata. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Strazimiri, thotë se opozita nuk mund të jetë aksesor shtesë për një qeveri. Sipas tij demokraci quhet kur në Parlment ka qeveri, por dhe opozitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strazimiri: Opozita është kusht për të pasur një jetë demokratike, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të pasur një lojë demokratike dhe rregulla demokratike. Çdo sistem, një mënyrë qeverisje ka një demokraci. Demokracitë ndahen nga diktaturat, apo çdo lloj sistemi tjetër hibrid për faktin e vetëm nëse kanë apo nuk kanë opozitë.

Ish-deputeti demorkat thotë se kryeministri po e fut vendin në një krizë të thellë kushtetuese, ndaj ka këtë thirrje për qytetarët.

Strazimiri: Koha na ka thirrur edhe një herë për të mbrojtur lirinë tonë, për të mbrojtur demokracinë tonë. Besoj që askush nuk mund t’i përgjigjet negativisht kësaj thirrjeje. Mund të jetë betejë e gjatë, mund të jetë betejë e vështirë, por është e sigurtë që fundi është fitorja e popullit dhe e sistemit demokratik. Jo e munizmit, jo e rikthimit në diktaturë. 

Strazimiri thotë se opozita tashmë është me popullin, ndërsa shprehet se sofizmat apo idiotizmat në debat, nuk shpëtojnë dot kryemisnitrin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?