Strazimiri për shoqërimin e protestuesit: Policët nuk e lanë, e shkelën me këmbë

Gent Strazimiri ka treguar arsyen se përse një nga protestuesit është shoqëruar nga efektivët e grupit Shqiponja.

Ai u shpreh se i riu ka dashur të vendosë flamurin e Shqipërisë në dritaren e Kryeministrisë, por se nuk është lejuar nga policia.

“Ka dashur të vendosë flamurin e shqipërinë tek Kryeministria, po të ishte flamuri serb nuk do e gjente gjë. Për këtë flamur e kanë marrë atë djalë. E shkelën me këmbë nuk e lanë. Ua thash një prej policëve që je betuar për këtë flamur. T’i kërkojnë falje jo vetëm flamurit, por edhe djalit”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?