Strazimiri: Rama kërkon mandatin e tretë duke shpallur amnisti të përgjithshme për paret e çunave

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me ambicien e kryeministrit Edi Rama që sh[palli sot në Kongresin e PS-së për një mandat të tretë qeverisës.

Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri thekson se Rama po kërkon të qëndrojë në detyrë duke shpallur amnisti të përgjithshme për “paret e çunave”

Reagimi i Strazimirit

Kërkon “një mandat të tretë” dhe “800 mijë vota”, por nuk “lançon”:

– as rritje pagash,

– as rritje pensionesh,

– as ulje taksash,

– as ulje të çmimeve,

JO!

“Lançon amnisti të përgjithshme” për paret e “çunave”… mjafton që të mos jenë pare droge, prostitucioni, trafiqesh…. (?!)

PSE?

Sepse e qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogëtarit, as të dyqanxhiut e biznesmenit!!!

Qeverisë së “çunave”, votën ia sjellin “çunat”!!!

“Çunat” me “influencat” e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë “që u qan hallet”!!!!

Qeverisë së “çunave” nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin “çunat” … siç “morën votat” për mandatin e dytë!!!!

KAQ!!!!!!

SHKARKO APP