Streha e familjes që burri e përdori si karrem për abuzimin me 13-vjeçaren

Nga Redjon Shtylla

Në Shqipëri ngjarjet janë nga më të pa imagjinueshmet. I tillë është krimi në Pogradec, ku shtëpia e familjes Bizgjoni u përdorte nga kryefamiljari si karrem për abuzim seksual me të mitura. Aty ai ofronte strehim, ushqim por që gjithçka në favor të tij. Në fshatin Vërdovë, banorët janë shumë të tronditur nga abuzimi ndaj 13-vjeçares prej Blerim Bizgjonit. Ata shprehen se prindërit nuk duhej ta kishin lënë vajzën e tyre të futej në shtëpinë e abuzuesit. A duhet të kishin shkuar fqinjët në polici kur ishin në dijeni të këtyre fakteve? E mitura jetonte prej disa muajsh në shtëpinë e abuzuesit, pasi ky i fundit i’a kishte kërkuar familjarëve që të kujdesej për të. Familja e vajzës është e varfër dhe babai jo të gjendje të mirë mendore. E mitura ka qenë shoqe me vajzën e Bizgjonit, gjë të cilën autori e ka shfrytëzuar. Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në fillim të muajit qershor.

”Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera”,- tregon vajza, duke theksuar se të nesërmen kishte abuzuar sërish seksualisht me të. Mësohet se e mitura kishte vendosur ta denonconte në polici abuzuesin e saj, pasi ngjarjen e kishte mësuar edhe vajza e tij, me të cilën ajo ishte shoqe. Shoqja i ka kërkuar që ta mbyllë si çështje duke mos folur, por e mitura e abuzuar ka marrë rrobat dhe është larguar nga shtëpia duke shkuar menjëherë në polici.

Nëna e vajzës, teksa pranon se e dhanë vetë 13-vjeçaren që të jetonte me abuzuesin, nënvizon se e dinin njeri të mirë. “Ne e kishim të besuar,që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime e mërzitur, çfarë ke bijë e mamit? Nuk shpreheshe. Pastaj tha, mami kështu kështu. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu tek ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thash e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet dhe pastaj na tha ,vajza jote ka krahë tek unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë”,- u shpreh e ëma.

Më tej, ajo thekson se ka nevojë për ndihmë pasi vajza është e shkatërruar. Apeli i saj shkon për shtetin. “Vajza u tmerrua, më tha mami lojta nga mendtë, i thashë çfarë ke me mami? Vajza shpreheshe, por mori policinë. U tha:-jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte dhe e kishte rrahur. Ai e dinte ai që babai nuk është në gjëndje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më. Unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm tek shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar dhe nuk shprehet kollaj vajza ime”,- thotë më tej nëna e vajzës së mitur për mediat.

Përndjekja ndaj të miturës vazhdonte edhe në rrjetet sociale. Blerimi pa asnjë shqetësim, komentonte në fotot e 13-vjeçares që publikonte në facebook, duke e cilësuar si gazetare dhe duke i shprehur dashurinë në sytë e të gjithëve. “Si gazetare të kam”, “I love you”, emoji me zemra dhe komplimente, shihen të shkruhen në fotot e të miturës. As këto komente nuk bënë që dikush të shkojë në polici. Nga ana tjetër, mësohet se është identifikuar edhe një vajzë tjetër që mendohet se është abuzuar nga Blerim Bizgjonin, para se e mitura 13-vjeçare të shkonte në banesën e tij. Kjo ka ndodhur para se 13 vjeçarja të shkonte në banesën e familjes Bizgjoni. Bashkëshortja e 46-vjeçarit ka humbur aftësinë për të folur pas një aksidenti.

Mijëra të rinj pushtuan bulevardin kryesor të Tiranës më 4 qershor, ku protesuan ndaj abuzimeve seksuale, nisur nga rasti në Babrru, ku roja i shkollës abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare. Por ja ku jemi sot, fatkeqësisht duke raportuar për të tjera abuzime seksuale. A ka ardhur koha që të rikthehet dënimi kapital (dënim me vdekje) në Shqipëri? Kjo nuk është pandemia e Covid-19 por pandemia e dhunës ndaj fëmijëve, djemve, vajzave dhe grave. UNICEF shpreh shqetësim të thellë për abuzimin fizik, emocional dhe seksual të fëmijëve dhe grave, që fatkeqësisht është rrënjosur kaq thellë në Shqipëri, sa nuk po e çrrënjosim dot.

SHKARKO APP