Strehimi i afganëve në Shqipëri, Gurra: Nga pikëpamja e radikalizimit s’përbëjnë rrezik
Strefimi i afganëve në Shqipëri është kthyer në një debat publik. Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, thotë se nga pikëpamja e radikalizimit s’përbëjnë rrezik.
“Unë dëshiroj t’u sqaroj edhe nga pikëpamja fetare. Këta nuk janë dhe nuk prodhojnë aspak problematika dhe nuk sjellin asnjë lloj rrezikshmërie, frymë ekstremizmi apo radikalizmi. Edhe ajo që përmendët ju, janë pjesë e elitave ose pjesë e atyre që kanë mbajtur përgjegjësi të administratës publike në Republikën e Afganistanit, sigurisht përbënë, por nga pikëpamja e frymë rave dhe linjës ekstremiste dhe radikale, absolutisht jo”, shprehet myftiu.
Edukimi fetar i Afganistanit, sipas Gurrës, ngjan me atë të rajonit tonë. Prej disa ditësh është shtyrë ardhja e shtetasve afganë në vendin tonë për shkak të situatës së tensionuar në Kabul. Autoritetet shqiptare iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për strehimin e disa qindra afganëve bashkëpunëtorë të NATO-s dhe perëndimit.