Stresi heq dorë nga ankimimi për masën: Dua të rri në burg
Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka hequr dorë nga apelimi i masës së sigurisë. Stresi pritet që sot të dilte përpara gjykatës, por ai papritur ka hequr dorë nga ankimimi.
Nëpërmjet avokatit të tij, ai ka kërkuar që të mos vijojnë procedurat për apelimin, dhe mësohet se është shprehur se nuk ka besim tek drejtësia.
Stresi u arrestua më 17 tetor për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

KOHA JONË SONDAZH

