Studentë e gjimnazistë protestë me fletë të bardha
Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre.Këtë të mërkurë studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.
Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta.
Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë.
Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve.
KOHA JONË SONDAZH

