Studentët bllokojnë aksin rrugor Bradashesh-Elbasan

Studentët e Elbasanit kanë bllokuar aksin rrugor Elbasan- Bradashesh për një kohë të konsiderueshme. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë.

Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se sot është vërejtur një mungesë organizmi nga studentët, ndërsa në rrugë janë të paktën 50 studentët.

Këta të fundit ende nuk e kanë vendosur se nëse do jenë në krah të bashkëmoshatarëve në Tiranë apo protesta e tyre do të zhvendoset  sërish në Elbasan. Studentët, por edhe një pjesë e gjimnazistëve në disa qytete të Shqipërisë  vijojnë të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, të parashtruara me shkresë zyrtare që prej 8 ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?