Studentët: Bojkot auditoreve deri në rrezimin e ligjit te arsimit
Prej orës 10:00 studentët janë vendosur përpara Korpusit Universitar ku po protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Edhe sot ata kanë bojkotuar mësimin, ndërsa kanë njoftuar se protesta do të vazhdojë edhe pas pushimeve të vitit të ri.
Disa studentë kanë grisur peticionin e formuluar nga studentët e Shkencave Sociale për vijim të protestës pas janarit.
Studentët që kundërshtuan peticionin u shprehen se kanë frikë se firmat e marra mund të keqpërdoren: “Firmat mund të përdoren për krijimin e një partie studentore.”
Ndërkohë studentët e Fakultetit të Shkencave thanë se peticioni synon bojkotin e mësimit dhe pas festave.
KOHA JONË SONDAZH

