Studentët dhe protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas disa orësh tensioni, përplasjesh me policinë, shkatërrim të pronës, gazit lotsjellës dhe përdorimit të ujit me presion në Rrugën e Durrësit, protesta ka marrë një drejtim të ri.

Me thirrjet e protestuesve për të ndryshuar itinerarin e tubimit, një numër i madh pjesëmarrësish janë nisur në marshim drejt zonës së Parlamentit, duke zhvendosur kështu fokusin e protestës në një tjetër pikë të kryeqytetit.

Marshimi po shoqërohet me thirrje të vazhdueshme nga turma, ndërsa forcat e policisë po monitorojnë lëvizjet e protestuesve dhe po përshtatin masat e sigurisë sipas zhvillimeve në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?