“Studentët e Dhjetorit”: Shqipëria ka nevojë për revolucion të dytë
Larg konflikteve politike por jo larg aktualitetit politik, Grupimi ” Dhjetor ’90”, zhvilloi takimin e Senatit, nën sloganin “Besim-Veprim-Fitore”. Një aktivitet ku mblodhi studentët që bënë revoltë ndaj regjimin dhe krijuan themelet e demokracisë. Në këtë aktivitet ka qenë dhe deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj për zonën e Tropojës, njëherësh dhe anëtare e grupimit, e studentëve të Dhjetorit.
Në fjalën e saj, Hadarmataj, theksoi se: Udhëkryqi i dilemave dhe krizës që po jetojmë i jep edhe më shumë kuptim dhe besim Lëvizjes së Dhjetorit ’90 dhe nevojës që Shqipëria ka përsëri për të. Këtë e dëshmon më së miri dhe fakti që ne jemi bashkë çdo vit dhe çdo herë që nevojitet kontributi ynë”, ka thënë deputetja e PD-së.
Më tej ajo ka përçuan një mesazh duke thënë se këtë grup duhet ta ruajmë, “Nga çdo përdorim apo keqkuptim politik pasi përpjekja dhe energjia jonë shkojnë për një Shqipëri evropiane, me të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

