Studentët e Gjeologji-Minerave kundër Qeverisë: S’ i japim godinën Gjykatës së Lartë
“Ne nuk kemi asnjë informacion për t’u transferuar e kundërshtojmë” deklaruan studentët, ndërsa paralajmëruan se do të protestojnë edhe para Korpusit.
Në mbledhjen e së mërkurës, qeveria vendosi që Gjykata e Lartë të zhvendoset në godinën ku aktualisht është Fakulteti i Gjeologji-Minierave.
Në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave, Gjykata e Lartë do të ndryshojë godinë duke u zhvendosur nga godina aktuale përballë Ministrisë së Financave.
“ Kalim, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, që ndodhet në zonën kadastrale nr.8160, me numër pasurie 6/88, me sipërfaqe trualli 12 478 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë) m2, me sipërfaqe ndërtimi 1 839.5 (një mijë e tetëqind e tridhjetë e nëntë pikë pesë) m2 dhe sipërfaqe bodrumi 1 143.5 (një mijë e njëqind e dyzet e tre pikë pesë) m2, me adresë: Rruga “Sulejman Delvina”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”, thuhet në vendimin e qeverisë që saktëson se ky objekt do të përdoret në funksion të qëllimit dhe të veprimtarisë së Gjykatës së Lartë.
KOHA JONË SONDAZH

