Studentët e Mjekësisë në protestë, kundërshtojnë tarifat

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sot paradite në protestë. Kjo është protesta e tyre e radhës, në shenjë pakënaqësie nga politikave që janë ndjekur me universitetet dhe kryesisht me atë të Fakultetit të Mjekësisë, ku ata studiojnë.  Studentët  kundërshtojnë vendimin e qeverisë për studentët e ardhur nga universitet private, që u mbyllën gjatë fillimit të vitit të ri akademik. Gjithashtu ata kundërshtuan edhe tarifat, pasi sipas tyre ata duhet të paguajnë deri në shtatë herë më tepër për kuotën e regjistrimit.  Në fakt, studentë të ardhur nga privatët janë barazuar me studentët e Universitetit Publik, edhe pse këta të fundit pretendojnë se gara mes tyre nuk ka qenë e drejtë që në ditët e parë të nisjes së studimeve. Gjithashtu, tarifat janë diskriminuese, sepse nëse ata që studionin në privat e paguajnë atë me kënaqësi, barra tashme bie me studentët e Universitetit Shtetëror, pjesa më e madhe e të cilëve ankohen se nuk kanë ku të gjejnë paratë për regjistrim.   

SHKARKO APP