Studentët e Mjekësisë në protestë pas vendimit të qeverisë, bllokojnë rrugën!
Aktualitet E Enjte, 6 Korrik 2023 11:02
Studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë kundër projektligjit të qeverisë që i detyron të punësohen për 5 vite pas diplomimit dhe i ndalon të largohen nga vendi.
Ata kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe kanë dalë në protestë marshim.
Studentët e Mjekësisë ndërkohë kanë bllokuar rrugën.
“Anuloni vendimin, 0 kompromis”, dëgjohen ata duke thirrur.
Studentëve të Mjekësisë iu janë bashkuar edhe ata të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

