Studentët e mjekësisë, praktikë në laboratorin e kontrollit mjekësor bazë
Një grup prej tre studentësh nga Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore, po kryejnë praktikën klinike në laboratorin qendror të programit të kontrollit mjekësor bazë, në kuadër të Paktit për Universitetin.
“Migerta është studente e degës Teknikë Laboratori dhe përpos studimeve, praktikën klinike, aq të rëndësishme për formimin e saj, po e kryen në një laborator modern, me teknologji të avancuar”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Nga ana tjetër, ajo tha se: ”Si Migerta, grupi i tre studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori po kryejnë praktikën klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë. Një tjetër premtim i mbajtur në kuadër të Paktit për Universitetit”.
KOHA JONË SONDAZH

