Studentët e mjekësisë protestojnë para Parlamentit: Bojkot të vitit akademik!

Studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e tyre para Parlamentit, ndërsa kundërshtojnë nismën e qeverisë për ligjin që i detyron ata të punojnë deri në 5 vite në vend pas përfundimit të studimeve.

Studentët paralajmëruan edhe bojkot të vitit akademik nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky projektligj.

“Kemi një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen. Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, ku të dorëzohet që këta studentë do të bojkotojnë vitin akademik. Anuloni ligjin, zero kompromis! Ne parlamentin kryesor e kemi këtu! Parlamenti i Shqipërisë është gjobëvënie”, tha një prej studenteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?