Studentët e “Ndërtimit”, protestë kundër rritjes së tarifave (FOTO)

Disa vendime të papritura janë bërë shkak që studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit të bojktojnë mësimin dhe të dalin të protestojnë para universitetit.

”Arsyeja e parë ishte pagesa për çdo kredit të provimeve të mbartura nga 670 lekë; arsyeja e dytë, njoftimi shumë i papritur për pagesën e shkollës, e cila duhet të bëhet brenda datës 15 dhjetor, ndërkohë që ne s’kemi as një javë që e kemi marrë vesh dhe data 15 erdhi; ka persona që e kanë problem këtë vlerë se janë nga rrethet dhe arsyeja e tretë është që të krijohet mundësia e kësaj pagese nëpërmjet kësteve”, thotë njëri prej studentëve.

Mes të tjerave, studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekësh për kredit për çdo provim të bartur, ndërkohë që pagesa për vitin akademik kërkohet të bëhet në janar. Dhjetëra studentë janë parë të mblidhen në oborrin e fakultetit në fjalë, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, e më pas kanë vijuar me një marshim në rrugët e kryeqytetit me destinacion Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?