Studentët e ngujuar në Universitet: Duam bukë (VIDEO)

Jo përballë Kryeministrisë por të ngujuar në Universitet, studentë të fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit dhe të Arkitekturës dhe Urbanistikës, përmes një videoje ku nuk i shfaqin fytyrat e tyre për të mos u identifikuar nga strukturat e policisë, shprehet se janë të gjithë bashkë dhe se nuk tërhiqen.

Ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e unioversitetit ku po qëndrojnë prej orësh. “Po na lënë pa bukë, nuk lënë që të na sjellin ushqime, mos na detyroni të futemi në grevë urie”, shprehen ata.

Protesta e studentëve prej ditës së djeshme është zhvendosur në ambientet e fakulteteve, duke bojkotuar mësimin e duke nxjerrë karrige dhe tavolinë në korridor, me qëllim pengimin e zhvillimit të mësimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?