Studentët e Sarandës i bashkohen lëvizjes, bojkot mësimit

Edhe studentët e Sarandës i janë bashkuar Lëvizjes Studentore duke bojkotuar mësimin ditën e sotme.

Nga Saranda vijnë pamje të studentëve që janë mbledhur në mbështetje të protestës së nisur në kryeqytet për plotësimin e një liste me kërkesa nga qeveria, mes tyre ulja e tarifave. Janë studentë të filialit të Fakultetit Ekonomik të Tiranës në Sarandë, pjesë e UT, studentë të degës Administrim Biznes.

Kjo është dita e shtatë që studentët protestojnë për kërkesat e tyre, ndërsa e marta ishte paralajmëruar si pika kulmore e kësaj lëvizje. Studentët i kanë dhënë afat qeverisë deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?