Studentët e Shkodrës rrethojnë gjimnazin “28 Nëntori”

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur edhe qytetin e Shkodrës të përfshirë nga protesta e studentëve të Universitetit Luigj Gurakuqi.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me ata do të bashkoheshin edhe gjimnazistët të cilët e kanë mbajtur fjalën dhe janë grumbulluar përpara shkollave.

Por një “incident” duket se ka ndodhur me nxënësit e gjimnazit  “28 Nëntori” të cilët janë kërcënuar nga disa mësues dhe veçanërisht drejtuesit e shkollës se nëse do të bashkoheshin me protestën e studentëve, do të përjashtoheshin nga shkolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi studentët kanë mësuar këtë lajm janë nisur në bllok drejt këtij gjimnazi, duke e rrethuar dhe hedhur parulla; Turp, turp, lërini nxënësit të protestojnë se nesër edhe ata do të jenë studentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?