Studentët hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës
Aktualitet E Martë, 13 Tetor 2026 15:02
Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të studentëve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa prej tyre kanë kaluar rrethimin duke u futur brenda perimetrit të institucionit. Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës. Sakaq, Policia ka bërë thirrje për largimin e protestuesve dhe lirimin e rrugës, por turma nuk ka lëvizur.


