Studentët ikën, por jo revolta e Diasporës – Më 28 dhjetor Protesta 3-ditore e fundvitit
Me datë 28 Dhjetor shqiptarët e diasporës do mblidhen në protestë për Shqipërinë e 28 viteve të fundit, e cila sipas organizatorëve, 28 vite më vonë iu ofron shqiptarëve vetëm rrugët e botës, pa i lejuar të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
“Për Shqipërinë që sot jo vetëm nuk është si gjithë Evropa, por është çdo ditë e më e varfër, më e pabarabartë dhe më larg asaj që ëndërronim 28 vite më parë.
Për Shqipërinë ku studentët e dhjetorit, sot prindër, shpenzojnë kursimet e jetës për t’i larguar fëmijët e tyre një orë e më parë nga ky vend.
Për Shqipërinë që pavarësisht të gjithave duhet, mund, dhe do të bëhet një vend më i mirë.
“Se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë. Për të, për të luftojmë ne””- thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës të shpërndarë në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

