Studentët kalojnë natën poshtë Kryeministrisë, sfidojnë të ftohtin

Për të dytën ditë radhazi një pjesë studentësh e kanë kaluar natën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë dhe disa të tjerë tek Ministria e Arsimit, ndërsa protestojnë për plotësimin e 8 pikave të tyre. Duke sfiduar temperaturat e ulëta, të cilat shkojnë nën zero gjatë natës, të rinjtë kanë sfiduar të ftohtin.

Shënon ora 00:37 kur ky grup studentësh apelon për ndihmë teksa qëndrojnë të ulur këmbëkryeq poshtë zyrës së Ramës e të mbledhur me batanije, duke kërkuar që dikush t’i çoje dru, për të ndezur zjarr.

Kujtojmë se sot është dita e 9 e protestës, ndërsa kuazës së studentëve iu janë bashkuar edhe qytetarë, të cilët kanë ndihmuar me ushqime dhe veshje të rinjtë. /BW/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Studentët kalojnë natën poshtë Kryeministrisë,sfidojnë të ftohtin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?