Studentët ”kyçin” Fakultetin e Ekonomisë (FOTOLAJM)
Studentët i kanë vënë ”kyçin” Fakultetit të Ekonomisë për të ndaluar hyrjen në mësim. Ata kërkojë plotësimin e 8 pikave të tyre të panegociueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar studentëve nëpër rrjetet sociale që të ulen e të dialogojnë për këto 8 pika. Të rinjtë e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë.
Sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.
KOHA JONË SONDAZH

