Studentët nisin marshimin drejt Ramës, protesta zhvendoset te Kryeministria
Seanca parlamentare ka përfunduar tashmë dhe p ashtu, edhe etapa e parë e protestës së studentëve për sot, ajo përpara Kuvendit.
Tani studentët po zhvendosen bashkarisht për etapën e dytë, atë që nis përpara Kryeministrisë, për t’i bërë thirrje Edi Ramës të plotësojë pa hezituar më kërkesat e tyre.
Të rinjtë nuk u vunë në mëdyshje këtë herë se ku do të grumbulloheshin.
“Kush do të protestojë tek Ministria e Arsimit, i shërben pushtetit me naivitetin e tij, – qe thirrja në megafon. – Ndaj të gjithë si një trup i vëtem t’i drejtohemi Kryeministrisë.”
“ O rrëzohemi, ose rrëzohu! – qe thirrja që pasoi. – “Të dy palët janë dakord për tetë kërkesat, çfarë na duhen diskutimet?!”
Ndërkohë, një vendim i fortë është marrë nga pushteti lidhur me kërkesat e studentëve protestues. Jo Kryeministri, por Presidenti Ilir Meta ka marrë vendim të mos e dekretojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.
KOHA JONË SONDAZH

