Studentët nuk ndalen, shkulin kangjellat e pllakat dhe thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në akte dhune. Disa protestues kanë shkulur kangjellat, kanë thyer pllakat e rrugës dhe xhamat e dritareve të godinës, ndërsa kanë hedhur edhe vezë e bojë. Disa prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë derën e Ministrisë së Arsimit. Përveç përmirësimit të kushteve në fakultete dhe konvikte, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike.


