Studentët pa transport, ecën në këmbë deri te kampusi Universitar në Spitallë

Shërbimi i transportit urban në linjën që lidh qendrën e Durrësit me kampusin universitar në Spitallë nuk funksionon prej muajsh, duke shkaktuar probleme për qindra studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të cilët tashmë i janë kthyer auditoreve.

”Duhet të vijmë ose në këmbë 1,5-2 orë ose me taksi. Jemi të detyruar që ose të lejmë shkollën ose të na vendosin urbanë. Ndryshe do të protestojmë. Ecim në këmbë se atë e di tjetër kush. Duhet të presim në vapë, shi, të ftohtë. Kemi tentuar dhe kemi bërë kërkesë, por askush nuk na është përgjigjur”,-shprehen disa studentë.

Përmes klinikës së Ligjit që funksionon pranë këtij universiteti, studentët i janë drejtuar Bashkisë për marrjen e masave dhe ofrimin e shërbimit të transportit publik në këtë linjë, pasi kjo po cenohet dhe nga ecuria e procesit akademik, pas një viti të vështirë pandemik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?