Studentët para parlamentit: Edi Rama lëre mallin hajde na qaj hallin
Me qindra studentë janë vendosur para Parlamenti dhe bëjnë thirrje: Ulni tarifat! “Edi Rama lëre mallin hajde na qaj hallin”.
Ndërkohë kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit shprehu edhe njëherë gatishmërinë për plotësimin e 8 pikave të studentëve, por tha se këto bëhen duke dialoguar.
Duke e quajtur protestën “shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën dhe shpresë për shoqerinë” Rama hodhi dyshime se opozita kërkon të përfitojë nga situata.
Ndërkohë studentët i quajtën: Pallavra qeverie! Të marrë vendimmarrje!”
“Nuk lëvizim që aty! Problemet e arsimit të zgjidhen me ligje të mira! ” thotë një student
Protestës i janë bashkuar dhe qytetarë të ndryshem.
KOHA JONË SONDAZH

